Mesazhi i aktorit Budina per ambasadorin e BE: Zoti Soreca peshqit e mëdhenj i keni përpara syve
Artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të martë para ambasadave të huaja në Tiranë. Para selisë së BE-së dhe SHBA-së ata kërkuan ndërhyrjen e diplomatëve që kanë mbështetur reformën në drejtësi për të nxitur SPAK-un të hetojë 6 kallëzimet që ata kanë bërë për shembjen e teatrit.
Aleancapër mbrojtjen e Teatrit vijon betejën ligjore që pas shembjes se godinës sëinstitucionit kulturor.
Sëfundi është kërkuar nga SPAK që të sekuestrojë truallin e Teatrit dhedokumentet që e kalojnë atë në varësi të bashkisë së Tiranës, me pretendimin seaty ka elementë të veprës penale.
Aleancapër Mbrojtjen e Teatrit këtë të martë ju drejtua institucioneve ndërkombëtare.
Fillimishtnë zyrën e delegacionit të BE për ndikuar tek ky institucion që të nxisë SPAK-unqë të hetojë për 6 paditë e bëra nga kjo aleancë.
Dukeiu drejtuar personalisht ambasadorit Soreca, regjisori, Edmond Budina, u shprehse nuk ka besim tek ai dhe reforma në drejtësi.
Budina: Kamnjë thirrje personale: Personalisht nuk besoj tek Soreca, por besojtek zoti Soreca, sepse ai në të gjithë këtë kohë nuk është shprehur fare përçështjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që deputetët e PE-së kanë reaguar.Reagimi I zotit Soreca ka qenë tepër i vakët për të mos thënë bashkëpunues meqeverinëDua të sensibilizoj dhe zotin Soreca t’i them që unë nuk besoj te ty,por respektoj institucionin që përfaqëson prandaj jam këtu. Reforma në drejtësiduhet të shkojë përpara dhe që peshqit e mëdhenj i kanë përpara syve. Çështja eteatrit është një çështje evidente korupsioni dhe peshqit e mëdhenj janë në atërrjetë, le të hapin rrjetën dhe pëshqit i kanë brenda.
Metë njëjtën kërkesë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ju drejtua edhe Ambasadësamerikane.
Atjepolicia u kërkoi të shpërndahen, me pretendimin se në kohë pandemie nuk lejohengrumbullimet.
Pasidorëzuan kërkesën, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u shpërnda.
Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar gjashtë kallëzime penale në prokurori dhe kërkon rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte.