Çfarë duhet të hani në mëngjes?

“Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm” - Megjithatë ekspertët kanë ngritur debat nëse kjo “fjalë e urtë” është e vërtetë, e nëse duhet të ketë një vakt në ditë që është më i rëndësishëm se të tjerët.Për të patur një stil jetese të shëndetshëm, sipas tyre, ajo që ne duhet të hamë në mëngjes ndryshon për çdo person.Emma Stevenson, Prof. e Shkencave të Sportit e Ushtrimeve shprehet: “Ushqimi është shumë i individualizuar dhe diçka që funksionon për dikë nuk është e thënë të funksionojë dhe për dikë tjetër. Njerëzit duhet të zgjedhin ato lloj ushqimesh që përshtaten me buxhetin dhe stilin e tyre të jetesës, që mund ta hanë për një kohë të gjatë”, shkruan Independent.Ndërkohë, Chloe Miles, dietologe shton se nëse ha një çokollatë në mëngjes nuk do të kishte të njëjtin efekt si të konsumoje një avocado apo tost.Por ajo thekson se mëngjesi është vërtetë vakt i rëndësishëm pasi i jep organizmit energjinë e duhur për të nisur ditën dhe se siguron 20 deri në 25% të lëndëve të domosdoshme.Sipas Miles, mëngjesi ideal duhet të përmbajë drithëra dhe fibra, pasi ushqime të tilla parandalojnë sëmundjet e zemrës, diabetin, kancerin,ndihmojnë për tretjen si dhe ulin rrezikun ndaj obezitetit./Oranews.tv/