Nëse hani shumë patate ndaloni menjëherë!

Patatet dhe patatinat rrisin rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sipas studimit më të fundit.Nëse konsumoni më shumë se katër herë në javë patate të pjekura, të ziera apo pure, jeni të ekspozuar 11% më shumë ndaj sëmundjes, krahasuar me një herë në muaj, zbuluan studiesit.Ata gjithashtu shtojnë se burrat dhe gratë të cilët hanin katër apo më shumë herë në javë patate të skuqura kishin një rrezik 17% më të lartë të presionit të lartë të gjakut.Por kur hanin patatina, nuk kishin të njëjtin efekt, thotë studimi i publikuar në British Medical Journal.Sipas skuadrës së spitalit të Brigham dhe Universitetit të Mjekësisë Harvard në Boston, indeksi i lartë glikaemik i patateve mund të jetë arsyeja për rritjen e presionit të gjakut.Ushqimet me një indeks të lartë glikaemik çlirojnë energji dhe sheqerin në gjak më shpejt.Potatoes-Rex/Oranews.tv/