Kosovë: Humb jetën doktor Zuka, viktima e parë nga Covid nga rradhët e mjekësisë

Në Kosovë është shënuar viktima e parë sipasojë e Covid-19 nga bluzat e bardha.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se kandërruar jetë mjeku Fadil Zuka.

“Ndahet nga jeta mjeku familjar Dr. Fadil Zuka. Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve, Zuka vuante edhe ngadiabeti.

Deri tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar5,877 persona, ndërsa 3,069 persona janë shëruar.

Numri i viktimave ka shkuar në 139, teksa aktualisht janë 2,669 raste aktive. Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 669.