Ora News zbardh përgjime të tjera të dosjes së mjekëve të "korruptuar", merrnin para nga bizneset
Ora Newska siguruar përgjime të tjera të kryera nga hetuesit ndaj 14 mjekëve qëakuzohen për shpërdorim detyre, duke siguruar përfitime personale. Rastikonkret është kontrolli në supermarketin Alb-Market që është konstatuar pa higjienë dhe duke shitur kripëilegalisht. Sipas dosjes, mjekët kanë marrë para edhe për raste të tjera që usiguronin libreza pa iu nënshtruar analizave dhe kontrolleve në qendratshëndetësore.
SPAK ka kryer hetime të thelluara për 14 mjekët qëinspektonin bizneset për respektimin e masave anti-Covid dhe përmes ryshfetitshmangnin gjobat.
Nga hetimet është vërejtur se mjekët e akuzuarushtronin kontrolle në hotele, furra buke, markete e subjekte të tjera, ndërsamë pas ushtronin ndikim tek personat e tjerë dhe falsifikonin dokumente sikurnuk kanë konstatuar shkelje.
Një prej subjekteve që është konstatuar me shkeljeështë dhe supermarketi Alb-Market.
Dy inspektorët Evald Bejaj dhe Johana Sinani kanëushtruar kontroll tek filiali në rrugën “Jordan Misja”, ku kanë gjetur shkeljenë disa produkte, dhe nuk kanë ndëshkuar subjektin.
Në përgjimet e zbardhura nga prokuroria thuhet seJohana Sinani është telefonuar nga Niko Nika me funksion mjek pranë Institutittë Higjienës, i cili i ka thënë se pronari i subjektit është i njohuri i tijdhe i ka sugjeruar ta shohë me kujdes.
Në përgjime del se Johana i thotë se ishte copë-copë,madje tek njëra pikë nuk kishte higjienë, ndërsa tek pika në fjalë iu fshehënfaktin e tregtimit të një sasie kripe të padeklaruar.
Ajo thotë që ia kanë mbyllur në rregull dhe ai ikomunikon që do t' ju thotë për një kafe.
Sipas dosjes, fakti që dy inspektorët kanë qenëpër kontroll tek ky subjekt provohet nga pamjet filmike te marra nga vetë kysubjekt, si dhe nga transkriptet e komunikimeve të bisedave të kryera ndërmjetpersonave nën hetim Johana Sinani dhe Niko Nika.
Mjekët inspektorë të akuzuar gjithashtu kundrejtryshfetit lëshonin libreza shendetësore për punonjësit e bizneseve të ndryshmepa u paraqitur fare, të cilët më parë duhet t'i nënshtroheshin analizave dhevizitave.
Rasti konkret është i subjektit Vila-Shehi, kukërkohen që disa punonjës të pajisen me libreza shëndetësore, me çmim 15 mijëlekë copa.
Nga përfaqësuesi i subjektit kërkohet ulje pasi dezinfektimin mund ta bëjnë vetë, por Niko Nika i thotë që më lirë nuk ka pasi çmimi i tregut është më i lartë.
Lexo edhe: 2 rusë kërkuan tamponin anti-covid, fatura 14 mijë lekë