Bardhi: PS kërkon të rihapim çështjet e dakordësuara më 5 qershor, nuk hedhim poshtë punën e këshillit

Nënjë deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik përreformën zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shprehse PS kërkoi rihapjen e çështjeve të firmosura në marrëveshjen e 5 qershorit.

Gjithashtuai shprehet se kryeministri nuk ka dhënë një përgjigje për miratimin në parlamenttë draftit të 5 qershorit.

Bardhi: Në5 qershor të gjitha palët nënshkruan marrëveshjen dhe është kthyer në draftligjqë pret miratimin nga Parlamenti. Në pikë të parë i kërkuam kryetarit të PS sekur do të ndodhë miratimi i marrëveshjes. Nuk kemi marrë përgjigje gjatëtakimit se kur do të votohet pa ndryshime. Dua të konfirmoj që opozita ebashkuar i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit. Nuk morën të gjitha palët atë qëdonin mirëpo ishte një marrëveshje konsensuale që u mbështet nga ndërkombëtarët.Sot na u konfirmua që ne do të na duhet të rihapim sërish çështje që kemidakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Nuk mundemi që të hedhim në kosh punën6 mujore të Këshillit Politik. PS kërkon që t'i rikthehemi çështjeve për tëcilat kemi rënë dakord. Ne kemi bërë një diskutim, kërkojmë që palët e tjera qëkanë firmosur të jenë serioz në këtë proces. Çështja e respektimit është njëkusht e nisjes së bisedimeve me BE. Ka një apel nga faktori ndërkombëtar për tëmos e prekur këtë marrëveshjen. Për ne është e papranueshme t'i rikthehemi çështjevetë dakordësuar në 5 qershor. Ne i kemi dhënë kryeministrit që të na informojëse kur do të kalojë për votim pa ndryshim marrëveshja e 5 qershorit. Nuk ka njëdatë se kur do të votohet në parlament. Presim një përgjigje prej tyre.