Cramon në Gjykatën Speciale: Institucion i rëndësishëm për të sjellë drejtësi në Kosovë

Raportuesja për Kosovën nëParlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka folur për punën e Gjykatës Specialenë Hagë.

Përmes një shkrimi nëTwitter, ajo ka treguar se ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën eProkurorit të Specializuar.

Cramon është shprehur seSpecialja është institucion i rëndësishëm për të sjellë drejtësi në Kosovë, përkrimet e supozuara të luftës.

“Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon.

Më tej theksoi se Specialjaduhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe tësigurt për të gjithë.

“Mësova shumë për punën e tyre të jashtëzakonshme. Si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, e zhvendosur në Hagë, gjykata duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë edhe viktimat dhe dëshmitarët”, ka thënë Cramon.

“KSC dhe SPO janë gurthemeli i Kosovës që përmbushin detyrimet ndërkombëtare dhe ndërtojnë sundimin e ligjit”, përfundoi Cramon.