Maqedoni, Ademi: Duopolizim i zgjedhjeve, duhet "ngjyrosje" të dy kampeve e mund të arrihet me listat e hapura
Zgjedhjet nëMaqedoninë e Veriut nxorën fitues Zoran Zaev me LSDM-në me 46 mandate ndërkohëqë VMRO mori vetëm 44. Tashmë pritet krijimi i qeverisë me anë të njëkoalicione që sipas gjasave do të jetë me partinë shqiptare BDI e cila mori 15mandate.
I ftuar nëOra Neës, analisti Visar Ademi u shreh se duhet të ketë një ndryshim në dykampet e këtyre grupeve e cila mund të realizohet vetëm me listat e hapura.
Visar Ademi: Zgjedhjettek ne treguan dy gjëra. E para është që ka një rënie të madhe të numrit tëvotuesve në Maqedoni që është për shkak se ne nuk kemi një regjistrim si vendetanëtare të NATO-s dhe të BE. Në një shtet ku ka 2 mln banorë dhe 1.8 mlnvotues, duhet të ketë regjistrim pasi nuk dihet se sa votues kemi realisht.Karakteristikë është se vazhdon duopoli i dy partive politike LSDM dhe VMRO dhetek shqiptarët është BDI dhe një partiopozitare. Duhet të ketë një ngjyrosje në kampet e këtyre dy grupeve etnike dhekjo kërkon impenjimin e listave të hapura. Duhet të ketë nga Shoqëria Civiledhe intelektuale. Siç e thatë edhe ju kemi 32 deputetë edhe pse dalshmëria eshqiptarëve ka qenë më e ulta në histori. Nuk ka patur dalje të lartë pasi shumëshqiptarë nuk janë të kënaqur për mosmbajtjen e premtimeve të partive fituese.
Kjo mund të jetë një ngërç i madh nëkrijimin e qeverisë sepse mbrëmë kishim zëvendës kryeministrin për çështjeeuropiane që në një postim të vetin donte që të hiqte 4 deputetë LSDM-së dukepretenduar se janë deputetë shqiptarë dhe duke shtuar 2 deputetë nga një parti fashistee VMRO-së e duke pretenduar që këto dy parti kanë të njëjtën mandate e mbaseBDI të fillonte të krijonte lidhje majtas apo djathtas. BDI ka 10 vite që bashkëpunonme LSDM dhe besoj dihen preferencat e tyre. Besoj që 4 vjeçari i ardhshëm në Maqedoni do tëjetë shumë sfidues pasi janë projekte që janë lënë në mes. U zgjidhën shumë çështjetë mëdha si ajo e emrit, por ky 4 vjeçar do i japë Zaevit mundësi për të ndërtuarinstitucione të stabilizuara dhe për të nisur një kapitull të ri për negociatatpër në BE.
Intervista në studio megazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj