Nuk keni pse pini tetë gota me ujë në ditë

Të pish tetë gota me ujë në ditë është një nga këshillat më të rekomanduara për të patur një shëndet më të mirë.Nëse bëjmë një gjë të tillë thuhet se do dukemi më të rinj, do ndjehemi më të freskët dhe do jetojmë më shëndetshëm. Ka vetëm një problem – nuk është e vërtetë.Një studiesi i ka ardhur ky mit “në majë të hundës” , dhe në një artikull të publikuar në New York Times, i lutet njerëzve të mos e ndjekin më këtë këshillë.Aaroon E. Carrol, Profesor në Universitetin e Mjekësisë të Indiana, shkruan: “Nëse ka një mit në shëndetësi që nuk vdes kurrë është ky: “Duhet të pini tetë gota ujë në ditë.Kjo nuk është e vërtetë. Nuk fshihet shkenca pas kësaj”.Ai thotë se këshilla origjinale është se njerëzit kanë nevojë për tetë gota ujë në ditë të marra në mënyra të ndryshme, për shembull nga perimet apo ushqime të tjera./Oranews.tv/