Të huajt mbërrijnë në Sarandë, qyteti po gjallërohet, por mbrëmjet në qytet mbeten të vakëta
Përveç shqiptarëve të Kosovës, nëSarandë kanë mbërritur edhe turistët e parë të huaj. Kjo i ka dhënë gjallëriqytetit bregdetar, dhe ka ngjallur optimizëm mes operatorëve turistikë, pormbrëmjen në qytetin buzë jonit mbeten të vakëta në krahasim me një vit më parë!
Turistëte parë të huaj kanë filluar të mbushin shëtitoren e Sarandës përgjatë mbrëmjes
Pafrikë nga koronavirusi, ata kanë nisurtë shijojnë qytetin edhe pse këtë vit nuk flitet për jetë nate si vitet ekaluara!
“Është hera ime e parë në Shqipëri. Nëmbrëmje shëtitëm, hëngrëm peshk, dhe pamë njerëzit në plazh. Deri tani nuk kamfrikë nga Covid 19, ndryshe nuk do ishim këtu. Me shumë gjasa nuk do të vijmëvitin tjetër por po e shijojmë kohën këtu, do të jemi edhe disa javë. Jamangleze, por jetoj në Holandë, është shumë lirë të vish këtu.”
Shqiptarëte Kosovës i janë rikthyer jugut gjithashtu, pas mungesës së tyre vitin eshkuar.
Bllokimii një pjesë të bulevardit, u ka hequr disa nga kënaqësitë e mbrëmjes turistëvetë cilët tani mbrëmjet i kalojnë në shëtitje ose restorante.
“Është hera ime e parë në Shqipëri.Mbrëmjen do e kalojmë duke ngrënë diçka në restorant ose tavernë. Nuk jemi tefrikësuar nga Covid 19. Po Saranda më pëlqen, ka det, është e këndshme.”
Muajikorrik po i jep optimizëm industrisë së turizmit në Sarandë, me ardhjen eturistëve të huaj dhe atyre nga Kosova të cilët tani pushojnë jo vetëm përfundjavë.