Basha: Shqipëria e fundit në rajon për pagat në sektorin publik e privat, dështim me taksën progresive
Përmes një postimi në Facebook kreu demokratLulzim Basha shkruan se sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramësshqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dheprivat.
Për Bashën, kjo ka ardhur si pasojë e taksësprogresive që është një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punonvetëm për një grusht oligarkësh.
Basha: Sipas studimit më të fundit, meqeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat nësektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresivedhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për njëgrusht oligarkësh.
Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do ti rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë.