Vlorë, prangosen 3 persona për vepra të ndryshme penale

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur nëkërkim D. B., 60 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë.

Këtij personi i është caktuar nga Gjykata eShkallës së Parë Vlorë masa e sigurisë "Arrest në burg" për veprënpenale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancështetasin I. L., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap në aksin rrugorëDhërmi-Vlorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.Rr., 37 vjeç, banues në Ksamil, pasi u kap në rrugën e Butrintit duke drejtuarautomjetin në gjendje të dehur.

Në një fshat të Delvinës, gjatë orëve tëmbrëmjes së djeshme dyshohet se 3 persona i kanë marrë me dhunë një armë gjahushtetasit Dh.K. P

o punohet për sqarimin e rrethanave tengjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.