Keshilli Politik mblidhet në orën 11, Rama pjesë e mbledhjes, Basha në Kosovë delegon, Gazment Bardhin

Të hënënnë orën 11, rikthyet këshilli politik për reformën zgjedhore, ku do të diskutoilistat e hapura dhe heqjen e koalicioneve. Krah Damian Gjiknurit, në këshillë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama,ndërsa PD, do të përfaqësohet nga Gazmend Bardhi. Opozita parlamentare do të përfaqësohetme Rudina Hajdarin dhe deputetin Myslym Murrizi, i cili këtë organ me herët eka krahasuar me “komitetin e shpëtimitte bandave te marsit 1997”.

Këshilli politik, tashmë me një formulë të re përfaqësimi,do të mblidhet të hënën në orën 11, për të diskutuar mbi tri çështje që u hapenpër diskutim nga opozita parlamentare dhe partia socialiste pas marrëveshjes së5 qershorit, hapjen e listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimine pragut.

Përveç atyre emrave që kanë qenë në këshill prej muajit janar, të hënën nëmbledhje do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa partia demokratike do tëpërfaqësohet me sekretarin e përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Në të njëjtën kohë kur kryeministri do të jetënë këshill, lideri i opozitës Lulzim Basha, nis një seri takimesh me liderëtpolitik në Kosovë.

Kryeministri Rama, propozoi që pjesë e këshillittë jetë edhe presidenti, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrjen.  

Në këshill politik do të ketë ndryshime edhe nëemrat e opozitës parlamentare.

Përveç deputetes Rudina Hajdari, pjesë embledhjes do të jetë edhe deputeti Myslim Murrizi, i cili me herët këtë organ“kopil” duke e krahasuar me  “ komitetet e shpëtimit te bandave te marsit 1997”.

Qëndrimi i ndërkombëtarëve kundër  dhe presioni i politikës në Tiranë  e detyruan kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet për ndryshimet kushtetuese dy javëpara se ta miratonte në Parlament.

Ishte Presidentit Ilir Meta, i cili në orët epara të mëngjesit të së premtes në një takim me liderin e opozitës ka marrëdakordësinë e Lulzim Bashës për t’u rikthyer në Pallatin e Kongreseve përndryshimet kushtetuese, propozim që u pranua edhe nga kryeministri Rama.