Dhunimi i 17-vjeçares në Krujë, arrestohet kreu i grupit, drejtonte mjetin pa patente

Policiae kryeqytetit ka vënë në pranga personin e 6-të të shpallur në kërkim policornë lidhje me ngjarjen e rëndë të përdhunimit dhe të keqtrajtimit të një 17-vjeçare.Alket Brata është kapur në Tiranës teksa lëvizte pa patentë.

Një javë pas ngjarjes së rëndë  të abuzimit të një 17 vjeçareje në Fushë-Krujë policia ka vënë në pranga autorin kryesor të dyshuar 23 vjeçarin AlketBrata. 

Policia e kryeqytetit bën me dije  se arrestimi është berë nga ”, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunimme Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, pas  shkëmbimit të informacionit mePolicinë e Krujës.

A 23 vjeçari është arrestuar  në  Tiranë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa lejedrejtimi.

23-vjeçari ishte person i shpallur nëkërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin edrogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

 Gjithashtu,23 vjeçari Alket Brata  është person ishpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lëndeeksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën  të gjithë ta arrestuarit e operacionit “Nikla”e shfrytëzonin për prostitucion.

Vajza ka treguar  në polici gjithë dhunën e ushtruar ndaj saj për jave  me radhë.

Pas dëshmisë policia vuri në pranga të gjithëautorët mbi të cilët rendojnë akuza të rënda.