Durrës, organizoi dasmë, gjobitet me 1 mln lekë pronari i lokalit

Organizoi dasmë në kundërshtim me AktinNormativ, ndëshkohet me masë administrative pronarin e një lokali në Manzë tëDurrësit.

Po ashtu, procedohen penalisht 4 shtetas, përzaptim të sipërfaqes së tokës publike me shezlongë.

“Nëvijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin epërhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 6,Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me AktinNormativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtësubjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masëadministrative 1.000.000 lekë.” – njofton policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve nëStacionin e Policisë Manzë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përparandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit:

A. Sh., 42 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues nëShijak dhe Tiranë, pronar dhe administrator të një subjekti në Gjirin eLalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë u konstatuase në një sipërfaqe në plazh publik, kishin vendosur shezlongë, pa lejen eorganeve kompetente.

Zh. I., 46 vjeçe, banuese në fshatin Rrotull,Durrës, pronare e një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit tëushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosurshezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

D. K., 27 vjeç, banues në fshatin Armath,Durrës, administrator i një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollittë ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosurshezlongë, pa lejen e organeve kompetente.