Vlorë, mbytet në det 75-vjeçari, nuk i erdhi kush në ndihmë, mungojnë vrojtuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2020, 10:53
Një 75-vjeçar i quajtur Agron Dalipaj është mbytur ditën e sotme në plazhin e Vlorës.
Mësohet se ai ka qenë duke bërë plazh vetëmkur ngjarja ka ndodhur.
“Në orën 09:45, në lagjen "1 Maji" Vlorë, në Plazhin e Vjetër është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm.” – njofton policia.
Dalipaj është viktima e dytë e mbytur gjatë sezonit turistik në Vlorë.
Ndërkohë në këtë plazh nuk ka vrojtues për tëndihmuar personat që rrezikojnë të mbyten.
Mungesa e vrojtuesve është një problematike engritur edhe nga pushuesit të cilët shprehen se nuk ndihen të sigurt.
Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes