Brenda mureve ku lind jeta, pandemia ndryshon rregullat në maternitet

Ardhja në jetë e një fëmije sjellgëzime dhe për më tepër në këtë kohë, kur vdekja është bërë bashkëshoqëruese eçdo dite në këta 4 muaj pandemi. Por baballarët e rinj për shkak tëkoronavirusit e kanë të ndaluar të jetojnë bashkë me nënat e reja minutat epara të ardhjes në jetë të trashëgimtarëve. Gazetarja Anxhela Celibashi nasjell emocionet e një dite në maternitet.

Një fëmijënë kohë pandemie është kuptimi i vërtetë i jetës.

Fëmijët elindur në këto 4 muaj pandemi janë privuar nga prania e babait në minutat epara  të ardhjes në jetë, pasi masatanticovid nuk e lejojnë këtë.

Jashtëambienteve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” presin familjarët, qoftë përtë dërguar diçka për nënën dhe fëmijën, qoftë për t’i shoqëruar për në shtëpi.

Drejtoreshae maternitetit Eliona Demalia thotë se në disa raste kanë mundësuar që i ati ifëmijës të ishte i pranishëm vetëm përmes teknologjisë.

Demalia: Përfat të mirë teknologjia sot është bërë një mjet në dorën e kujtdo prej nesh dhekjo e ka afruar këtë lloj distance që është e përkohshme.

Ndërsa përrastet kur nëna ka qenë e prekur me coronavirus, është bërë e mundur lindja nëambiente të veçanta dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të porsalindur pozitivme Covid 19.

Demalia: Nekemi një zonë që është ndarë nga pjesa tjetër që nuk ka mundësi kontaminimi. Këtozonja kanë marrë shërbimin me anë të një personeli të dedikuar për këto llojzonash. Fatmirësisht asnjë prej foshnjave nuk ka dalë pozitivë.

KlementinaMara, në orën 5 të mëngjesit të kësaj të enjte solli në jetë fëmijën e saj tëparë.

Emocionet kanëqenë të shumta, dhe sidomos për shkak të mungesës së bashkëshortit në momentinmë të bukur në jetë.

"Është realisht shumë emocion imadh por edhe fakti që linda në kohë pandemie ishte dyfish, sepse e kishimplanifikuar ndryshe."

Përmescelularit është bërë edhe prezantimi i parë mes të babait dhe të porsalindurës.

Dhe ja kuvjen Ema ku mes përkëdheljeve, e ëma i thotë se shumë shpejt do takohet edhe mebabin.