Vlorë, 90 % më pak turistë të huaj, korriku rënie drastike në krahasim me 2019-n

Deri në 90 %, përllogaritet të ketërënë numri i pushuesve të huaj përgjatë muajit korrik në bregdetin eVlorës.  Rënia drastike, sipas punonjësvetë Qendrave të Vizitorëve lidhet me situatën e krijuar nga pandemia eKoronavirusit!

Qendrate vizitorëve bosh janë dëshmia se Vlorës këtë sezon turistik i mungojnë në masëturistët e huaj!

Krahasimii të dhënave me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tregon rënie drastike merreth 90 % të numrit.

“Efekti Covid është ndjerë më shumëte vizitorët, ku statistikat referojnë se a pasur rënie drastike. Vitin ekaluar në korrik qendra do të ishte plot me turistë. Në krahasim është 10 %krahasuar me vjet.”

Pandemiae koronavirusit që ka detyruar politikën e kufizimit të lëvizjes së  lirë është arsyeja kryesore e mungesës së tëhuajve!

“Ka kryesisht turistë shqiptarë që ekanë informacionit, ndërsa turistët e huaj mungojnë ose janë të kufizuar.”

Bazuarnë përvojën që kanë krijuar, punonjësit e zyrave të vizitorëve në Vlorë bëjnëedhe dallimin mes turistëve të huaj dhe atyre vendas.

Destinacionetapo mënyrën si i organizojnë ditët e pushimeve.

“Këtë vit preferojmë ose jemi tëdetyruar që të preferojmë turizmin shqiptar. Nuk mund të jetë pengesë pandemiaqë shqiptarët t’i kalojnë pushimet në Vlorë e në gjithë Shqipërinë. “

Sezoni turistik mes pandemisë së Covid 19, është parashikuar i vështirë nga operatorët turistikë të cilët thonë se ende po punojnë me rreth 20 % të kapacitetit.

https://youtu.be/cUxAaC0or-0