Dibër, gjatë korrikut policia procedon penalisht 19 shtetas

Gjatë 3 javëve të para të muajit Korrik, janëgoditur nga Policia, 8 raste të ndërtimeve të paligjshme, 7 raste të prerjes sëpyjeve, dhe 3 rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drini i Zi.

Procedohen penalisht 19 shtetas, mes tyre edhe një administrator subjekti.

Sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që itransportonin.

“Strukturate DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen ekrimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit ,gjatë 3 javëve të para të muajit Korrik, kanë evidentuar dhe goditur 19 raste. Janëproceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: E. M., I. H., A. K., L.D., SH. E., I.GJ., P. Sh., M.K., të gjithë banues në Dibër, pasi janëkonstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organevepërkatëse.” – njofton policia.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :

R. B., A. H., G.D., banues në Mat,  B.L., S. B., R.D., L. L., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga Policia duketransportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Ka filluar procedimi penal edhe për shtetasinF. M., banues në Dibër, administrator i një subjekti, pasi kishte faturuarshtetasin R. D., për të transportuar lëndë drusore pa dokumentacion të rregullttatimor.

Kontrollet kanë vijuar edhe për gjatë shtratittë lumit Drin i Zi, ku janë konstatuar dhe proceduar penalisht shtetasit:  I. E., Sh. K., N.K., banues në Dibër, pasi me mjetet e tyre eskavatorgërryenin në shtratin e lumit, dhe me një mjet kamion e transportonin.