Testet serologjike në privat, rezultatet do të përdoren për studimin e situatës dhe kurbën

Nëlaboratorët privat tashmë do të mund të kryhen testet serologjike të miratuaranga agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore. kjo lloj analize do të përdoretpër të parë nëse e keni kaluar apo jo coronavirusin, ndërsa për ministrinë edhesi një rast studimi apo edhe për krijimin e kurës me antitrupat e prodhuar nëgjak. 

Teste serologjike tashmë mund të kryhen edhe nëlaboratorët privat.

Komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar protokollin për kryerjen e këtyre testeve në institucionet shëndetësore private si një masë për përballimin e situatës së pandemisë në Shqipëri.

Ministria e shëndetësisë njofton se testetserologjike që do të përdoren nga klinikat private duhet të jenë të aprovuaranga agjencia kombëtare e barnave dhe pajisjeve mjekësore.

Testet serologjike fillimisht janë kryer vetëmnë laboratorin e QSUT dhe për grupet më të rriskuara si anëtarët e stafevemjekësore, ndërsa sot ministria e shëndetësisë njofton se po vlerësohet edhetestimi i popullatës për të parë nivelin e antitrupave të coronavirusit.

Ky testim deklaron ministria bëhet për qëllimestudimi  për situatën pandemike që kakaluar vendi ynë.

Ministria e shëndetësisë njofton se testetserologjike tregojnë praninë e antitrupave, dhe më pas të bëhet një vlerësim përpersonat që mund të bëhen dhurues të të gjakut për të prodhuar plazmënkonvaleshente, produkt ky i cili shihet si një mundësi shërimi për personat eprekur me coronavirus.

 Kjolloj analize mund të kryhet 1 deri në 3 javë pas infektimit, për të bërë edhenjë vlerësim të rasteve të paidentifikuara përmes tamponit.

Nga testimet serologjike të kryera deri tani,5.5% e të testuarve kanë dal pozitiv, ndërsa në spitale reanimacionet kanëpërqindjen me të lartë të rasteve pozitive, e pasuar nga spitali infektiv e mëpas nga spitali Shefqet Ndroqi.