ILD pa zyra e pa inspektor, duhet të shqyrtojë 1700 ankesa të qytetarëve

E ndërsa pritet të dilet me nje konkluzion nëse kanë vepruar në shkelje te ligjit gjyqtarët apo prokurorët të cilët janë në hetim nga inspektori i lartë i drejtësisë, duket se kjo gjë do dojë kohë të ndodhë. Institucioni i cili u krijua për të kontrolluar ligjshmërinë  e vendimeve te gjyqtarëve dhe prokurorëve  është lenë me një inspektor dhe vetëm me një zyre, duke e bërë të pa mundur të kryeje misionin për të cilin u krijua.

I krijuar si një nga institucionet më të rëndësishme të reformës së re në drejtësi, me apo pa qëllim inspektori i lartë I drejtësisë është lënë në pik të hallit.

Pa zyra dhe me një inspektore që duhet tëshqyrtojnë 1700 ankesa të qytetarëve për prokurorë dhe gjyqtarë, përfshi edhehetimet që kanë nisur kryesisht për lirimet e të dënuarve, duket se kyinstitucion është inekzistent.

Nuk dihet se si dhe  kur do ti jepet zgjidhje këtij problemi porfakt  është që gjyqtarët dhe prokurorëtvijojnë të jenë të pakontrolluar dhe hetimet e nisura muaj më parë përgjyqtarët që kanë liruar të dënuar me burgim të përjetshëm apo të dënuar tëtjerë që u kishin mbetur edhe disa vite burgim po ecin shumë ngadalë dhegjyqtaret vijojnë te japin vendime.

Inspektori i lartë të drejtësisë mësohet se kanë hetim tre raste një prokurore dhe dy gjyqtare.

Behet fjalë për prokuroren e çështjes seBilbil Hasanit, i cili u vetëvar në paraburgim gjyqtaren e Krujës EnkelejdaHoxha për dy raste lirime me kusht si dhe gjyqtarin e gjykatës së KorçësMarkelian Kuqo, i cili ka liruar atë që njihej si Gert Gjenerali.

Pas verifikimit inspektori duhet t’ia paraqesëkonkluzionin se bashku me propozimin për masë disiplinore, nëse ka, Këshillittë Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë përprokurorët, të cilët duhet të vendosin masën për magjistratin.

Por deri tani ky institucion nuk ka mundur tebëje asnjë propozim pasi asnjë hetim nuk ka përfunduar.

Për me tepër ky institucion nuk ka një godinete tijen për të punësuar administratë pasi ndodhet përkohësisht vetëm në njëzyre ne ambientet e KLGj-së, pasi godina që është vendosur për ta është ende metjetër institucion