Durrës, kryen 11 vjedhje, prangoset 21 vjeçari, procedohet 17-vjeçari
Arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar i dënuarmë parë për vjedhje, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një thikë, një levë hekuri dhe një maskëtë cilat i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.
“Specialistëtpër Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës përparandalimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përparapërgjegjësisë penale, në kuadër të operacionit të koduar "Hijet enatës", arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës,i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja" si dhe u procedua në gjendjetë lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç.” – njofton policia.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin,më datë 18.07.2020, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokaline shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë.
Gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme tëqytetit të Durrësit, kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht në lokaledhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshmeparash, aparate celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike.