Malaj: Rama krushqi politike me krimin, nuk dua që vendi im të qeveriset me gjoba

I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë''në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, ish-Ministri i Financave Arben Malaj,tha se kryeminstri Edi Rama i ka bërë nj dëm të jashtëzakonshëm PartisëSocialiste.

Kjo sipas Malajt, sepse Rama bëri krushqi politike me njerëzit.

Malaj u shpreh se jemi ivetmi vend në parlament që kemi bërë ligj për dekriminalizimin.

Arben Malaj: ''Për fat të mirë nuk kam qenë në rrethin e ngushtë të tij. Kemi qenë në mënyrë simetrike të baraslarguar nga njëri tjetri. Ai në korsinë e tij, me të cilën i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Socialiste, sepse ai arriti të bënte krushqi politike edhe me njerëzit e kriminalizuar. Jemi i vetmi parlament në botë që bëmë ligj për dekriminalizmin e deputetëve. Janë bërë deputetë me votë populli, ne i dekriminalizojmë. I bëmë kryetarë bashkie, i bëmë deputetë, i vumë në poste drejtuese. Çfarë është kjo? Kjo është cënim i qeverisjes së një vendi. Kjo mënyrë mentaliteti, do të prodhonte, krizë, dhe ne jemi në krizë.''

Ndër të tjera, ish-ministritha se dëshiron që Shqipëria të qeveriset me dashuri dhe jo me gjoba.

Arben Malaj: ''Unë dua që vendi im të qeveriset me dashuri dhe jo me gjoba, të qeveriset me mirënjohje e jo me arrogancë. Disa nga ministrat kanë cënuar rëndë kredibilitetin e tyre''.

https://youtu.be/V7gpOcm_GlA