Takim i nivelit të lartë për ndryshimet kushtetuese? Rama u lë takim Metës e Bashës të hënën
Kryeministri Edi Rama i ështëpërgjigjur pozitivisht idesë së hedhur nga Presidenti Ilir Meta për diskutimin eçështjes së ndryshimeve kushtetuese në Këshillin Politike, duke e ftuar madjedhe vetë Kreun e Shtetit në tryezë.
"PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s'ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë" shkruan Rama.
Por shefi i qeverisë e kangritur këtë diskutim në nivelin më të lartë, duke deklaruar se në KëshillinPolitik i pret Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.
"PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën" shkruan Rama.
Më herët Meta njoftoi se i ka kërkuar një takim kreut të PD-së, Lulzim Basha për të parë nëse ishte i hapur që kjo çështje të diskutohet në Këshillin Politik.
“Sotnë mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapurpër një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratikedhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe tëgjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Jam ibindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si tëProf.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër tëpërgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar.
Presidenti citoi edhe pjesë nga deklarata e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për ta mbështetur këtë nismë.
"NësePartia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin përçështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar ngaMarrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë atopër diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim itillë, sipas Marrëveshjes, nuk mund të vonojë apo pengojë kodifikimin eMarrëveshjes së 5 Qershorit.”