Amnistia fiskale, Tabaku: Shqipëria parajsë për krimin e terrorizmin. Rama thellon përplasjen me SHBA dhe BE
Në një deklaratë nga selia Blu, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se me amnistinë fiskale kryeministri Rama po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Evropian.
“Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellonkursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Evropiandhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për llogari tëkrimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal. Projekti i kryeministrit nëikje për amnistinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiarndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktiviteteterroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo ihuaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë etij pa u pyetur për burimin e tyre.”
Sipas Tabakut, projekti ikryeministrit u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëvetë organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit.
“Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhelegalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhejashtë vendit. Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët,por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie nëikje. Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe punë të ndershmenuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por përtrafikantët ndërkombëtarë të drogës.”
Po ashtu, Tabaku shprehet se me këtë amnistipo favorizohen politikanët apo të afërmit e tyre.
“Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanëtdhe një numër të lartë zyrtarësh. Mjafton që i afërmi i një politikani të mosjetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht tëpaligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri nëikje. Qeveria nuk duhet të luajë me zjarrin dhe ta shndërrojë vendin nëlavatriçe të parave të krimit të organizuar dhe terrorizmit. Kjo amnisti ështënjë shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punëtë ndershme. Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm 5 -10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në23%.”
PD thekson se projekti ikryeministrit i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojëparatë e paligjshme.
Partia Demokratike e konsideronprojektin e Edi Ramës për amnistinë fiskale të papranueshëm dhe do ta zhbëjë meefekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.