Prodhonte dhe shiste ilaçe për kurimin e Covid, lirohet "mjeku popullor" dhe nipi
Gjykata e Kurbinit nxorri nga qelia me masën e sigurisë detyrim paraqitje dy Frederik dhe Henri frrokaj, Xhaxha e Nip të arrestuar pasi prodhonin një ilac artisanal me pretendimin që kuronte koronavirusin. Një flakon shitej me 20 mijë lek!
Gjykata e Kurbinit nxorrri nga qelia dy personate arrestuar të martën në kuader të operacionit "Kuruesi i Rremë",pasi prodhonin dhe shisnin ilaçe me pretendimin se kuronin virusin e Covid-19.
Ndaj Frederik dhe Henri frrokaj, xhaxha e nip uvendos masa e sigurisë 'Detyrim paraqitje' në një seancë e dyer të mbyllura.
Prokuroria kërkoi që ata të mbahen në burg, porgjykata e rrëzoi kërkesën.
Frederik Frrokaj dhe nipi i tij Henri Frrokaj uvunë në pranga pas një hetimi dy mujor, pasi nëpërmjet rrjetit social Facebook,Frederik Frrokaj bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusitCOVID-19.
Sipas burimeve, ilaçi i pretenduar ishte acidklorhidrim i holluar në ujë që sipas prokurorisë prodhohej nga 57-vjeçari,ndërsa nipi u kap në flagrancë në një lokal, ku po i shiste ilaçin një klienti.
Një flakon nga ilaci i pretentuar kundërkorovirusit shitej me 20 mijë lek!
Avokati i tyre tha për mediat se akuzat e ngritura ndaj klientëvetë tij janë të pabazuara dhe sulm politik pasi Frederik Frrokaj është dhe vëllaii ish-deputetit të PD-së në Kurbin, Anton Frrokaj.
Avokati: Ka 3 muaj që policia dhe prokuroria e Kurbinit janë investuar një çështje të paqenë. Një akuza sa fyese dhe denigruese për Frederik Frrokajn dhe nipin e tij aq edhe të pabazuar në ligj. Ka pasur 12 muaj prokuroria dhe nuk ka rritur të sajojë asnjë provë.Ka vetëm një veprim stimulues i agjentëve të policisë që kanë tentuar ta dërgojnë Frederik Frrokajn në kryerjen e një krimi. Kjo përveçse politike është edhe paaftësi e policisë dhe kjo paaftësi është përkrahur nga prokuroria.
Po cili është profesioni i Frrokaj?
"Nuk ka profesion në fushën e mjekësisë. Por që prej fillimit të pandemisë së Covid ai bënte thirrje në rrjetet sociale që të provonin ilaçin që ai e kishte bërë në mënyrë artizanale. Burimet bëjnë me dije se kishte një licencë për të ofruar shërbim si mjek popullor" raportoi gazetari i Ora News Elvis Hila.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Frederik Frrokaj bënte thirrjepër prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje eacidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikurilaçin për kurimin e këtij virusi.
Ndërkohë,nipi i tij u kap në flagrancë në një lokal, ku po i shiste ilaçin një klienti.
Ngakontrolli në banesën e 57-vjeçarit u gjetën baza materiale, medikamente dhepreparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.
Ai pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte nipit të tij, pasi takonte personat e interesuar, dhe ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.
Lexo edhe: Xhaxha dhe nip u arrestuan me 14 korrik