Listat e hapura, Harxhi: Detyrim madhor i politikanëve, Rama po e përdor si bingo, i frikësohet koalicioneve
Debate të shumta kanë përfshirë politikën në vend, me nismën e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në kushtetutë, ku kërkohet hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.
Për ish-zv.Ministren e Jashtme Edit Harxhi, listate hapura janë një detyrim madhor i politikës dhe politikanëve shqiptarë në këtomomente.
Në një lidhje përmes Skype për ''RTV Ora'', ajo tha se kryeministri EdiRama nuk e ka ngritur këtë çështje sepse i do listat e hapura, por sepse frikësohetnga koalicionet, dhe po e përdor si një bingo.
Edit Harxhi: ''Mendoj se listat e hapura janë një detyrim madhor i politikës dhe i politikanëve shqiptarë në këto momente. Për këtë arsye mendoj se palët duhet të riulen në tryezë dhe të ridiskutojnë. Por në asnjë mënyrë një votim të njëanshëm, pa marrë një konsensus, duke pasur parasysh se mund të dëmtonte integrimin e Shqipërisë. Gjithsesi, na ka ardhur koha që të pranojmë një të vërtetë. Nuk mendoj se kryeministri Rama po ngre të gjithë këtë çështje sepse ai i dëshiron listat e hapura. Mendoj ashtu si të gjithë, që ai është i frikësuar nga koalicionet, dhe listat e hapura kanë qenë një bingo për të në këto momente, pasi janë të dëshirueshme në popull.''
Harxhi u shpreh, se përveç reagimeve të disa eurodeputetëve, ka pasur dhe një deklaratë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Heiko Mass, i cili flet për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, në procesin e negociatave.
Edit Harxhi: ''Ka patur edhe një deklaratë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Heiko Mass, i cili flet për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, dhe se si disa vende të BE janë skeptike për zhvillimin e konferencës së parë për negociatat. Kur kjo deklaratë thuhet nga Mass, tregon që Brukseli dhe BE, janë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. Megjithatë unë nuk shoh se ka ndonjë shqetësim nga ana e qeverisë sa i përket deklaratave. ''
Deri më tani ka pasur më shumë eurodeputetë që janë shprehur, nuk kam parë reagime nga ambasada gjermane, ose ajo amerikane, pavarësisht se ambasadorja Kim është shprehur për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit pa ndryshime. BE po reagon, reagimi do vijë nëpërmjet moshapjes së negociatave, dhe ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.''
Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për onlineRenato Çaushi.