Misteri i vrasjes së 16-vjeçares shqiptare në Greqi, e motra: Doli për tu takuar një polic 27-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një vajzë shqiptare 16-vjeçare u gjet e vdekur në një pyll.
Ngjarjaka ndodhur në Trikala të Greqisë, ku e mitura u gjend pa jetë pranë një kishe.
Ndërkohë,policia vendase po mundohet të zgjidhë misterin e vdekjes së 16-vjeçareshqiptares.
Policiaka marrë në pyetje motra e saj, deklaratat e së cilës mund të ndihmojnëhetuesit për të zbardhur ngjarjen.
Motra pretendon se 16-vjeçarja ka dalë gjatë mesnatës menjë oficer policie 27-vjeçar, të cilin ajo e kishte takuar së fundmi.
Në fakt, motra e vajzës adoleshente që uzhduk, tha që 16-vjeçarja e mori në telefon dy orë më vonë duke qarë dhe duketmjaft e shqetësuar.
"Atadolën për herë të parë dje. Ai është shumë më i madh se ajo, ai është 27 vjeç.Ne ishin të shqetësuar, unë i thashë familjes time që motra ishte zhdukur. Negjithashtu i kemi thirrur policisë, u kemi thënë që ata duhet të kontrollojnë.Fajtori duhet të gjendet dhe tani hetimi për shkak të vetëvrasjes ështëmbyllur, ndërsa në fillim na u tha që nuk kishte arsye për vetëvrasje" – tha motra e 16-vjeçares.
16-vjeçarja u gjet e vdekur si pasojë egoditjeve në kokë dhe trup të mërkurën në mëngjes (15 korrik) nga punonjësit e pastrimittë Trikalas, në hyrje të një kishe në zonën e Ilias.
Policia po shqyrton të gjitha mundësitë, pasinuk është provuar akoma nëse bëhet fjalë për një vetëvrasje apo një veprimkriminal.
Akoma nuk dihet nëse lëndime e marra në trupkanë ardhur nga një rënie e mundshme, apo nga një person tjetër.
Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që mundtë ketë pasur një rënie, por e ardhur nga një shtytje e qëllimshme.
Babai dhe motra binjake e vajzës, të cilët folënpër televizionin ANT1, thanë se e përjashtonin kategorikisht skenarin evetëvrasjes.
"Luljaime është zhdukur, nuk mendoj se ra vetë. Dikush më thotë... Unë dua që evërteta të gjendet..." - u shpreh babai i16-vjeçares.
Policia ndërkohë, po kërkon materialegjenetike dhe shenjat e gishtërinjve të së miturës, dhe mblodhi informacione qëmund të ndihmojnë në zgjidhjen e misterit të vdekjes së 16-vjeçarit.