Në Gjykatën Antikorrupsion gjyqi Ndroqi-Veliaj. Kryebashkiaku “frikë” nga drejtësia, mungon në seancë

Kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë tregoise ka frikë të përballet jo vetëm me mediat por edhe me drejtësinë.

Më shumë se një muaj më parë, Presidenti iYldon Media Group nisi një padi për shpifje dhe moskallëzim krimi.

I pyetur nga gazetarët, Veliaj pas kësajdeklaroi se do të merrte pjesë në proces.

Këtë të enjte, më 16 korrik, Gjykata e PosaçmeAntikorrupsion lajmëroi seancën e parë, por herët në mëngjes Veliaj la tëkuptohej se nuk do të ishte.

Në seancë, presidenti i Yldon Media Groupzbatoi kërkesën e gjykatës për të marrë pjesë, ndërsa Veliaj u përfaqësua me 2avokatët e tij.

Në zbatim dhe në mbrojtje të ligjit, Ndroqikërkoi që procesi të zhvillohej vetëm në prani të Kryebashkiakut, çka solli dheshtyrjen e seancës në datën 22 korrik.

Për Ndroqin, mospjesëmarrja e Kryebashkiakutflet vetë.

Ylli Ndroqi: Unë ju përgjigja thirrjes së Gjykatës së Posaçme, ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës nuk ju përgjigj thirrjes. Kjo tregon se zoti Veliaj nuk u bindet fletë-thirrjeve. I bëj thirrje që seancën tjetër duhet të jetë prezent.

Në foto presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi sot në gjykatë

Në fakt procesi nisi pasi gazetarët e RTV ora dhe Ora News u ndjenë nën presion prej reagimeve të Kryebashkiakut, i cili duket se nuk i pëlqente kronikat që paraqesin Tiranën ndryshe nga sa propagandohet.

Por edhe nga fakti se prej kohësh Kryebashkiaku deklaronte se kishin tentuar t’i vinin gjoba.

Në foto avokatët e Veliaj duke dalë nga gjykata
Në foto Veliaj duke u futur në bashkia dhe Ylli Ndroqi duke hyrë në Gjykatë