Domi: Jo vaksinë gati deri në fund të vitit, infektimi në masë i të rinjve do krijojë imunitet në shoqëri

Për mjekun Arban Domi nuk pritet që një vaksinëanti-Covid të jetë gati në fund të këtij viti.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se shumicae vaksinave janë konceptuar për prodhim anti-trupash, por personat e infektuar prodhojnëqeliza T dhe jo anti-trupa tashmë.

ArbanDomi: Nuk mendojse deri në fund të vitit vaksina do të jetë gati. Janë dy arsyet për një gjë tëtillë, e para siguria e vaksinës. Është shumë herët për të dhënë siguri përvaksinën. Dhe elementi i dytë është që sistemi imunitar vepron në një mënyrë qënuk është konceptuar 100% për vaksinën. Sistemi imunitar vepron me anti-trupaduke e sulmuar virusin për ta penguar për tu futur në qelizë. Mënyra e dytë metë cilën sulmon është përmes qelizave T. Këto e sulmojnë virusin pasi ështëfutur në qelizë.

Shumica evaksinave, janë konceptuar kryesisht për prodhim anti-trupash neutralizues. Të dhënate fundit tregojnë se personat e infektuar nuk prodhojnë shumë anti-trupa neutralizues,por prodhojnë qeliza T që e vrasin virusin. Prandaj kam një farë rezerve, projam optimist, se këto vaksina mund të jenë efikase.

Sipas Domit, shqetësues nuk është numri i madhi të të infektuarve, por numri i lartë i të shtruarve në spital që ndikon territja e vdekjeve.

ArbanDomi: Pavarësishtnumrit të madh të të vdekurve, mua nuk më shqetëson shumë numri i tëinfektuarve, por ai i të shtruarve në spitale, që lidhet me numrin e personavetë vdekur. Në gjithë botën ka rritje të rasteve, por në SHBA numri i të infektuarvemë i madh është moshë e re. Infektimi në masë i të rinjve do të ndihmojë nëkrijimin e imunitetit në masë në shoqëri. E vetmja gjë që duhet të kenë kujdestë rinjtë është kur ata jetojnë me familjen ose me gjyshërit. Shumica e të rinjvee kalojnë duke mos pasur simptoma, por duhet pasur kujdes për të tjerët.

Referuar rikthimit të virusit në periudhën e vjeshtësdhe dimrit, Domi u shpreh se besoj që virusi do të jetë shumë më pak agresivdhe se një pjesë e mirë e popullatës do të jetë imunizuar.

Arban Domi: Në fund të vjeshtës dhe dimrit do të kemi koronën aktuale dhe gripin. Kjo do të vështirësojë ndarjen e simptomave. Ky mendoj se është problemi kryesor. Qarkullimi i virusit në vjeshtë dhe në dimër, mendoj se do të ketë më shumë të infektuar dhe do të rritet imuniteti. Besoj se në këtë periudhë virusi nuk do të jetë kaq shumë agresiv, pasi fazë e parë është agresive, por kur ka siguruar terrenin e jetesës, atij nuk i intereson të vrasë organizmin, sepse me vdekjen e organizmit zhduket edhe virusi.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Andi Kurti