Tirane: Lëshonin libreza punësimi false, SPAK firmos arrestimin e 9 zyrtarëve

SPAK dhe policia e Tiranës ka arrestuar disapunonjës në institucionet publike në kryeqytet

Personat nën hetim të përfshirë nëveprimtarinë kriminale janë 5 inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor,një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të KujdesitShëndetësor Tiranë, tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësordhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhepërfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshëm.

Arrestimet nga ana e policisë së Tiranës janëbërë me urdhër të SPAK.

Të arrestuarit akuzohen se duke shpërdoruardetyrën lëshonin libreza për punësim, në mënyrë abuzive.

Në bashkëpunonin me njëri-tjetrin këtapunonjës, pasi kryenin kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare në Tiranëedhe pse gjendeshin në shkelje deklaronin të kundërtën me pas duke marrë ryshfetplotësonin librezën duke shënuar se nuk është konstatuar shkelje.

Hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë, tëcilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë histori ndërsa mësohet se shuma qëato merrnin shkonin deri në 1 mln lekë të vjetra.

Pas përfundimit te operacionit Gjykata ePosaçme ka vendosur caktimin e masave të sigurimit “arrest me burg” për dypersona nën hetim, “arrest në shtëpi” për nëntë persona si dhe “Pezullim iushtrimit të detyrës apo shërbimit publik për tre persona nën hetim.

Arrest me burg:

Niko Nika

Hazis Lura

Arrest në shtëpi:

Eda Myftari

Ihsan  Hasani

Franc Daija

4-Ilir Hoxha

Ornela Balla

Johana Sinani

Arjan Gjoka

Evald Bejaj

Pezullim të ushtrimit të detyrës:

Luiza Metani (Goduni)

Diana Hysi

Marinela Sulmina (Hysi)

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale,“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi indikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksionepublike” dhe “Shpërdorim detyre”.