Greqia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë, vetëm aeroporti i Athinës mbetet e hapur
Greqiavendosi sërish shtyrjen e hapjes së kufijve tokësorë dhe detare me Shqipërinëderi më datë 31 korrik.
Kjo përshkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.
Gjithashtuvendi fqinj vendosi kufizim edhe për fluturimet por la të hapur vetëmaeroportin e Athinës "Eleftherios Venizelos" deri në një vendim tëdytë më 31 korrik.
Ky ështëvendimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil ditën e sotme ku e njëjta gjë do tëjetë edhe për Maqedoninë e Veriut.
Ndalimi i hyrjes nuk është i vlefshëm për: a) Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose vendbanimin e zakonshëm në Greqi, b) kalimin e kamionëve që transportojnë mallra, c) transportin e mallrave me anije, d) hyrjen e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arësye absolutisht të domosdoshme profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse.