Itali, u kap me 50 kg drogë në banesë, në pranga 33-vjeçari shqiptar

Një 33vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Florënce pasi në shtëpinëe tij iu gjetën 50 kg lëndë narkotike të mbështjella.

Shtetasi meiniciale A.K. 33 vjeç, u bë pjesë e një kontrolli rutinë nga karabinierët nërrugën Piazza D'Azeglio, ku shqiptari nuk kishte mjet identifikimi me vete.

Ai u thapolicisë që kishte lënë pasaportën në shtëpi dhe mund të shkonte për ta marrë.Policia vendosi ta ndjekë atë pasi i druheshin se i riu mund të largohej.

Ata e shoqëruanderi në banesë ku në dhomën e tij të gjumit vunë re një pako të mbështjellë meizolant të zi. Pas kontrollit rezultoi se ajo ishte pako me hashash. Gjatëkontrollit në banesë, në dollape dhe në bodrum u gjetën disa pako të tjera mehashash që arrinin deri në 47 kg.

Gjithashtuautoritetet gjetën dhe disa pako kokainë me peshë 1.7 kg, 1000 euro cash si dhemjete që përdoreshin për matjen e drogës dhe ambalazhimin e saj.

I gjithëmalli i sekuestruar arrinte vlerën e 500 mijë eurove në treg.

Policiaarrestoi 33 vjeçarin për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të ciline shoqëroi më pas në komisariat.