Ndryshimet në Kushtetutë, Meta: Akt i paprecedentë, nuk e njoh!
Akt të paprecedentqë nuk do të njihet nga institucioni i presidentit, e cilësoi Ilir Meta nismënpër ndryshimin e Kushtetutës. Kreu i Shtetit tha se ky parlament nuk e kalegjitimitetin për të kryer një akt të tillë, ndërsa sipas tij prekja eKushtetutës në mënyrë të njëanshme do të dëmtonte integrimin dhe stabilitetin evendit.
Presidenti, Ilir Meta, nuk do ti njohëndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij janë të papranueshme dhe rrezik përtë ardhmen evropiane dhe stabilitetin e vendit.
“Një akti tillë i njëanshëm nuk do të njihet nga presidenti që përfaqëson unitetin e popullitdhe është i vetmi garant institucional i mbrojtjes së kushtetutës që funksiononnë vend.”
Po ashtu Kreu i Shtetit tha se edhe procesi indryshimeve është në shkelje të Kushtetutës bashkë me kërkesën për heqjen ekoalicioneve.
Ilir Meta renditi disa argumente, duketheksuar se përtej kësaj ky parlament nuk ka legjitimitetin për të bërëndryshime në Kushtetutë.
“Kuvendnuk ka legjitimitet të plotë për të bërë reformë kushtetuese se i mungojnë numrat.”
Ilir Meta iu rikthye me tone të ashpravendimit të opozitës për djegien emandateve, duke e cilësuar si ide “të marrë”.
Por Kreu i Shtetit foli për presione dhe tentativë për të rrëzuar atë që ai e quan të vetmin institucionlegjitim që ka mbetur, Presidentin.
“Ka dyvite që provokohet nga të gjitha drejtimet që ta lërë edhe këtë institucion që ështëi vetmi institucion legjitim në vend për fat të keq.”
Presidenti thotë se listat e hapura dhe heqjae koalicioneve, mund të vendosen vetëmme referendum.
“Popullile të vendosë nëse do apo jo koalicione. Kjo është thelbësore për pluralizmin dheshtetin e së drejtës.”
Por në këtë pikë reagoi Kryeministri, i cilitha se askush nuk ka bërë referendum për këtë çështje.
Këto deklarata zëdhënësi i Presidentit ivlerësoi si frikë ndaj qytetarëve, duke theksuar se sa herë është bërëreferendum kanë fituar ata.