"BOOM" - Bashkia e Tiranës i merr tokën pronarëve

Emisioni investigativ "BOOM" në RTVOra solli këtë të enjte (16 korrik) denoncimin e z. Ilir Kaimi, banues nëTiranë.

Ai është një nga bashkëpronarët e 938 metërkatror tokë në zonën e Ali Demit ku Bashkia po bën rikualifikimin e zonës.

Kjo e fundit i ka marrë pronën dhe nuk e kakontaktuar si pronar të ligjshëm, madje nuk ka përcaktuar as një vlerëkompensimi.

Por një tjetër bashkëpronar i këtij trualli,për emisionin "BOOM" shprehet se me Bashkinë e Tiranës kanë pasuredhe më parë probleme.

Ai thotë se ja kanë dhënë me qira bashkisëkëtë tokë, por që nga viti 2017 deri në 2020, bashkia nuk i ka paguar.

"Problememe Bashkinë e Tiranës kemi pasur dhe më parë. Bashkia na e ka kërkuar këtë tokëme qira në si pronare  që në vitin 2012.Ne ia kemi dhënë dhe më pas bashkia i merrte taksat  dhe pagesën e hapësirës tregtarëve. Por qënga viti 2017 deri në 2020 bashkia  nukna ka paguar lekët e qirasë me pretendimin se mungonte 1 bashkëpronar që jetonjashtë Shqipërisë. Ne kërkonim pjesën tonë nëse ai nuk do, ta marre bashkia leta mbajë pjesën e tij, pse duhet të penalizohemi  ne të tjerët për 1 person? Bashkia  ka shfrytëzuar pronën tonë pa na dhënëlekët."

Z. Ilir Kaimi kërkoi informacion nga bashkianë lidhje me kompensimin e pronës së tij por nuk mori asnjë përgjigje.

Ai shprehet se çështja është ende në proces si dhe i është komunikuar se mund të bëjë dhe një ankesë.