Bejko: Ndërkombëtarët po e kërcënojnë Ramën, ai po përpëlitet, do t'i heqë opozitës 6-7 mandate

Për anëtarin e kryesisë së PD-së, RolandBejko, tashmë deklaratat e ndërkombëtarëve janë kërcënime për Edi Ramën.

I ftuar në Ora News, ai tha se Rama po prish marrëveshjene 5 qershorit dhe se kushtetuta parashikon se nuk mund të bëhen ndryshime në tëpak muaj para zgjedhjeve.

Roland Bejko: Nuk ka paralajmërime nga ndërkombëtarëve,se vënia e 16 pikave dhe mos plotësimi i tyre, ka bërë që tashmë të jemi në fazëne kërcënimeve. Po afron data e zgjedhjeve dhe nuk kemi një dakordësi të palëvese si do të futemi në zgjedhje. Prandaj them që është në kërcënim i qartë i Ramësdhe ata i kërkojnë atij që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.

Duke prishurnjë marrëveshje rikthemi në pikën e nisjes, ku duket të rinegociuar një marrëveshjee re nga ndërkombëtarët. Ne një vend ku institucionet funksionojnë nuk ka nevojëpër një palë të tretë ku dolën ambasadorët garantë. Kushtetuta thotë se nuk mundtë ndërhyhet në të disa muaj para zgjedhjeve dhe se nuk mund të ndërhyhet në mënyrëtë njëanshme për të bërë ndryshime.

Edi Ramado ta prishë marrëveshjen duke bërë lojëra fjalësh dhe duke thënë se jemi njëvend sovran, por vetëm kur i intereson atij. Por kur i intereson atij ulet mendërkombëtarët. Shqipëria është në partneritet me ndërkombëtarët. Kur i nënshkruankëto marrëveshje duhet t’i zbatosh. Pa mbështetjen e ndërkombëtarëve ne nukmund të kemi shtet.

Sipas Bejkos, Rama po përpiqet që të reduktojëavantazhin e lartë që ka opozita dhe po mundohet që me anë të koalicioneve t’iheqë opozitës 6-7 mandate.

Roland Bejko: Rama po përpëlitet, ai ka mbaruar, pasi ndodhet në grahmat e fundit dhe po përpiqet që të përfitojë çfarë të mundë. Tashmë po përpiqet që të reduktojë avantazhin e lartë që ka opozita dhe mundohet që të bëjë skema të tilla që të heqë koalicionet duke i hequr opozitës 6-7 mandate. Në thelb ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Është gënjeshtër që po hapen listat, sepse duke thënë që 1/3 e kandidatëve do të vendosen nga partia, bën që pjesa fituese e listës të vendoset nga kryetari. Nëse në Tiranë 11 deputetë vendosen nga partia, 4-5 vendosen nga votuesit. Pra, 20 e ca deputetët e tjerë do të luftojnë për këto 4-5 vende.