Tre eurodeputetë: Ndryshimi i marrëveshjes pa konsensus, rrezikon konferencën e negociatave
Në njëdeklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme DavidMcAllister (EPP, DE), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos(S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit Parlamentar për Shqipërinë ManolisKefalogiannis (EPP, EL) i kërkuan Parlamentit shqiptar që të miratojë sa mëshpejt marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.
"Ne presim që shumicaparlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin earritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Ndryshimi i marrëveshjes paarritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjene konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye tëngadalësojë procesin e integrimit evropian
Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për të ardhmen e vendit në BE. "
.@Europarl_EN - MEPs urge the Parliament of Albania?? to swiftly adopt the 5 June Agreement on Electoral Reform. The stakes are high, warn @davidmcallister @isabel_mep and @M_Kefalogiannis
Press release ?https://t.co/BlyBwdRrFr
— AFET Committee Press (@EP_ForeignAff) July 16, 2020
Lexo edhe: BE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit, çdo ndryshim ligjor rrezikon reformën zgjedhore