Skandali me banorët e Unazës së Re, urdhër shembjeje dhe 5 mln lekë gjobë për ndërtim të paligjshëm
Banorët e Unazës së Re prej gati dy viteshprotestuan kundër shembjes së shtëpive të tyre.
Për të kundërshtuar shembjen e shtëpive i janëdrejtuar dhe gjykatës.
Por teksa disa ndërtesa janë shembur, radhatashmë u ka ardhur banesave të cilat ndodhen në lotin e tretë të Unazës.
Por gjatë këtyre ditëve janë përballur me njëabsurditet.
Për objektet e ndërtuara mbi 10 vite më parëështë lëshuar urdhër i shembjes dhe së bashku me to dhe gjobë prej 5 milionëlekë me argumentin ndërtim të paligjshëm.
“Këtë ndërtime kam në vitin 1997. Pse ma sjell këtë gjobë që të bredh në gjykata? Pak pobredhim 1 vit neper gjykata ne?”
“Këtu kaardhur vetë Veliaj që me paturpësi tha t’i gëzoni shtëpi, biles i puthi edhe dorënnënës time. Ndërsa sot thotë kundër këtij vendimi mund të bësh ankesë në gjykatë,por ankimimi nuk e pezullon këtë vendim. D.m.th edhe të rreh, edhe nuk të lë tëqash.”
“Loti i dytë është hedhur përdhé dhe nuk është bërë asgjë.”
Edhe pseçështja me banesat e tyre është ende në proces gjykimi, IKMT nuk e merrparasysh faktin.
“Neduhet të mbarojmë proceset gjyqësore dhe pastaj të marrin udhë gjërat.”
Ilir Katiraj thotë se gjoba e parë ka shkuarte ai dhe e gjitha kjo sipas tij po bëhet për hakmarrje.
“Është eqëllimshme. Mua më kap vetëm 15%. Ata i bëjnë ligjet sikurse duan vetë, një i nënësdhe një i babës.”
Madje nuk mungojnë as pretendimet se objektiështë me certifikatë pronësie.
“Prona ështëe legalizuar, certifikatat i kam marrë këtë vit.”
Thotë se dëmshpërblimi i ofruar është ipapranueshëm.
“Dëmshpërblimiështë qesharak, ku ka tokë më 400 lekë në mes të Tiranës?”
Shumica e banorëve në zonën e Unazës së Madhejanë në proces legalizimi.