PD: Ndryshimet e njëanshme kushtetuese zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit

Sipas Partisë Demokratike kryeministri Edi Rama ka gënjyer prapë sot.

Me anë të një dalje për mediat e sekretarit tëpërgjithshëm të kësaj partie, Gazment Bardhi, PD thekson se ndryshimet e tij tënjëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5Qershorit.

Sipas PD-së, nuk ka asnjë mënyrë që Edi Ramatë miratojë këtë Marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot, duke eliminuarkoalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Ramazhbën këtë marrëveshje.

“Faktetjanë e zeza mbi të bardhë dhe zbulojnë gënjeshtrat banale të Edi Ramës. Neni68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se: “Kandidatët për deputetë paraqitennë nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partivepolitike, si dhe nga zgjedhësit.”Përcaktimi kushtetues nuk ka asnjë dilemë përçështjen e koalicioneve. Koalicionet lejohen nga Kushtetuta, por po ndalohennga Edi Rama për interesin e tij personal.  Komisioni I Ligjeve eriformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë: “Kandidatët për deputetëparaqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.” - u shpreh Bardhi.

Për selinë blu, Edi Rama ka rënë dakord dhePartia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet mekoalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e njëkoalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

“Faktettregojnë se Edi Rama po gënjen. Ai është i tmerruar nga humbja e pushtetit dherotacioni i pashmangshëm. Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai pokërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikantë Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Komisionerit përZgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësishtkodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit.” – theksoi Bardhi.

Bardhi tha se është koha që marrëveshja tëmiratohet pa ndryshime, siç u firmos nga Këshilli Politik me pjesëmarrjen e tëgjitha palëve politike.

Sipas tij, çdo akt tjetër tradhton interesinkombëtar, duke marrë peng nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë nëBashkimin Evropian.