Në karantinë, shqiptarët konsumuan më shumë kafe, më pak cigare
Në muajt e karantinës nëbuxhetin e shtetit munguan 5 miliardë lekë, kjo për shkak të uljes sëimporteve. Megjithatë në muajin prill, kur u forcuan masat e ndalim qarkullimitsasia e kafesë e futur në Shqipëri u rrit me 250 tonë, ndërsa një rënie të lehtëshënoi duhani.
Për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi të ardhurat nga doganatshqiptare në këtë gjashtë mujor kanë rezulltuar më të ulëtat që nga viti 2016.
Sipastë dhënave zyrtare në këtë periudhë u regjistruan në 68 miliardë lekë me njëmosrealizim prej 5 miliardë lekësh.
Pavarësishtkufizimit të aktivitetit ekonomik gjatë karanatinës në muajin prill ështëimportuar dhe sasia më e madhe e kafes prej 922 ton, nga 676 ton që ishin njëmuaj më parë.
Sasiae cigareve ndërkohë shënoi një rënie në prill, por duke pësuar sërish ringritjenjë muaj më pas.
Edhepse vendi ishte në një gjendje të jashtëzakonshme që prej muajit mars, sasia ekafesë dhe cigareve shënoi një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhëtë një viti më parë.
Megjithatësi gjashtë mujor, importi i kafesë ka rënë me 40 ton, ndërsa cigaret me 100ton.
Karburantetndërkohë kanë shënuar një rritje me 3400 ton, kjo dhe për shkak të çmimeve nëtregun ndërkombëtar.
Muajiprill, i cili korrespondon dhe me muajin që ekonomia u mbyll plotësisht, kaperformancën më të dobët pasi ka arritur të mbledhë vetëm 8.9 miliardë lekë nga11.4 miliardë që ishte parashikuar.
Merihapjen e ekonomisë, të ardhurat në qershor u rritën duke shkuar në rreth 13.3miliardë lekë, ndërkohë që në krahasim me planin janë mbledhur 1.1 miliardëlekë më pak.