Investimet e huaja direkte ranë gjatë vitit të shkuar, rritje këtë vit nga TAP
Viti i shkuar nuk ishte pozitiv për investimet e huaja direkte në vendin tonë.Sipas të dhënave të qeverisë shqiptare për Fondin Monetar Ndërkombëtar, këto lloj investimesh pësuan një rënie prej 11 për qind, duke zbritur në shifra konkrete prej 720 milionë eurosh. Vitin paraardhës, rënia u llogarit prej 812 milionë eurosh.Në parashikimet për këtë vit dhe vitin 2017, FMN thotë se do të ketë një rritje të lehtë të këtyre investimeve.Ndikim në këtë drejtim do të ketë projekti i gazsjellësit TAP, i parashikuar vite më parë për t’u ndërtuar, ndërkohë që një projekt i dytë me ndikim në këtë drejtim është investimi i kompanisë Statkraft në Devoll.Deri më tani, ndikimin kryesor të investimeve e ka dhënë sektori i hidrokarbureve, me rreth 50 për qind.