Kartat e shëndetit, Rama: Fund radhëve të tmerrshme me aplikimin online
Kjo pamje e rradhëve të gjata në disa qytete të vendit për tu pajisur me kartën e shëndetit, një problematikë e përcjellë disa herë në kronikat e Ora News, ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama.Këtë e pohoi vetë shefi i qeverisë gjatë një vizite në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë ku pa nga afër procesin e pajisjes me kartë shëndeti nëprmjet aplikimit online.Rama: Përfundimisht, të gjithë ato radhë të tmerrshme, që i përjetuam edhe nëpërmjet televizionit në zona të ndryshme, evitohen plotësisht dhe e gjitha funksionon shpejt, por më e rëndësishme, në mënyrë transparente dhe në mënyrë të tillë që çdo gjë e shkruar mbetet aty.Sipas autoriteteve shëndetësore kjo metodë mundëson të sigurohen 400-500 karta shëndeti në ditë.Për Drejtoreshën e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Vjollca Braho, projekti ka për qëllim kontrollin e të gjithë sistemit shëndetësor për pacientët.Braho: Me përfundimin e recetës elektronike në gjithë Shqipërinë, pas realizimit me sukses në qytetin e Durrësit, bëhet e mundur që ne të kemi nën kontroll të gjithë sistemin, duke filluar që nga vizita tek mjeku i familjes, pajisja me recetën elektronike, marrja e ilaçeve në farmaci.Shpërndarja e kartës së shëndetit online ka nisur prej 15 shkurtit.Kjo mënyrë e re e aplikimit bën të mundur pajisjen e qytetarëve me Kartën e Shëndetit me anë të një dokumenti të vetëm, Kartës së Identitetit si dhe pa qenë nevoja të paraqitet në sportelet e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.