Koncesioni Milot – Fier, ndërtimi me donacione të BE-së, si pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian
Financimi për ndërtimin e rrugës Milot-Fier mund të ishte ndërtuar me paratë ebashkimit europian, nëse qeveria shqiptare do të thithte donacionet ngaKonferenca e Berlinit, e mbajtur një vit më parë. Ish ministri i ekonomisëArben Malaj, në një intervistë për RTV Ora, shprehet se investimi do të rëndojëborxhin publik, e nga ana tjetër, bie ndesh me prioritetet që duhet të kemi nëkohë pandemie.
Segmenti i ri rrugor Milot Fier, si pjesëe Korridorit Adriatiko-Jonian mund të ishte ndërtuar edhe me donacione të BashkimitEuropian, por qeveria zgjodhi ta bënte atë me partneritet publik privat.
Në një intervistë për RTV Ora, ishministri i ekonomisë Arben Malaj, zbardh mundësinë që pati qeveria një vit mëparë, në konferencën e Berlinit.
Malaj:Korridori blu ku bën pjesë dhe k yaks mundtë financohej me një kosto të arsyeshme nga këto banka. Deklarimi apo vetëdeklarimii Edi Ramës që jam i lodhur për të negociuar me institucionet financiare ndërkombëtarenuk ka të bëjë me një lodhje fizike po ka të bëjë me konceptin që nëqoftëseqeveria do të kërkonte bashkëpunim me Bankën Botërore, ata do të ishin pjesë eprocesit.
Ekspertët vlerësojnë se investimi do tërëndojë mbi borxhin publik, duke e sjellë fare pranë rrezikun për një krizë tëthellë financiare.
Soko:Praktikisht i bie që ne të gjithë jetëntonë vetëm të paguajmë këstin e borxhit. Çdo qeveri që do vi nuk ka mundësi përtë aplikuar atë imazhin e saj që ka për ekonominë.
Malaj:Vetë qeveria në aktin normativ parashikonqë ekonomia do të zbresë me minus 11.8 përqind në nominal dhe rreth 10 përqindnë real. Rritja 10 përqind është negative është gati e barabartë me atë të1997.
Nga ana tjetër, sipas tyre, investiminë infrastrukturë, s’mund të jetë prioritet në kohë pandemie.
Soko:Nëse qeveria ka 1.2 mld euro, ne kemigjithë ato biznese që po vuajnë sot vetëm se iu mungojnë ca lekë për të përmbyllurdisa detyrime që iu kanë lindur në periudhën e pandemisë.
Ekspertët rikujtojnë se institucionetndërkombëtare financiare, prej kohësh kanë ngritur shqetësimin përmesrekomandimeve për anullimin e partneritetit publik privat, ndaj dhe theksojnëse nisma është e rrezikshme dhe do të rëndojë mbi xhepat e taksapaguesveshqiptar.