Pandemia rrëzon besimin në ekonomi
Pandemia e koronavirusit ka çuar besimin në ekonomi në nivelin më të ulët historic duke shënuar rënie me 50.2%. Të gjitha sektorët shënuan minimumet e tyre historike, ndërkohë që sektori me tkurrjen më të fortë ishte ai i shërbimeve.
Besimi në ekonomi pas pandemisë së koronavirusit ka rënë nënivlein më të ulët historik që prej fillimit të matjes së tij në vitin 2002.
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë tregon se për tremujorin edytë treguesi i ndjesisë ekonomikë ka pësuar rënie me 50.2 %.
Sektori i shërbimeve, si një nga sektorët më të prekur ngambyllja e ekonomisë për parandaliminin e COVID-19, pësoi dhe tkurrjen më tëfortë me 56.6% e ndikuar nga dy faktorë kryesorë.
Së pari mbyllja e restoranteve, bareve, apo edhe kategorivetë tjera në sektorin e shërbimeve kanë shkaktuar një rënie besimi me 58%, dhesë dyti mungesa e konsumatorëve me 55.3%
Treguesi i besimit në sektorin e industrisë thelloi rëniengjatë tremujorit të dytë, duke rezultuar 24 % më poshtë nivelit të njëtremujori më parë.
Një sektor tjetër me rënie poshtë nivelit historik përgjatëkësaj periudhe është ai i ndërtimit me një tkurrje prej 29.5 %.
Po ashtu në fushën e tregtisë besimi u tkurr me 19.8% dukeshënuar minimumet historike në të gjithë sektorët.
Nga ana tjetër besimi i konsumatorit ka rënë me 6.3% gjatëtremujorit të dytë ndikuar nga 4 komponentë, rënia e besimit në situatën ekonomike,në gjendjen financiare të pritur të familjes, rënie për blerjet si dhe përshpenzimet.