Amnistia fiskale 2.4 miliardë euro, Denaj: Përllogaritja e efektit financiar është e vështirë
Ministriae Financave parashikon një efekt financar në vlerën e 2.4 miliardë eurove ngazbatimi i amnistisë fiskale me efekte penale që po përgatitet për tu vendosurnë jetë gjatë këtij viti. Ministrja e Financave Anila Denaj theksoi se përmesinstitucioneve të përfshira në zbatimin e amnistisë, synohet të parandalohetpastrimi i parave dhe përfshira e bizneseve dhe individëve që nuk kanëpërfituar nga amnistitë e mëparshme.
Ministria e Financave parashikon qëamnistia fiskale që po përgatitet të ketë një efekt financiar në vlerën e 2.4miliardë eurove, të paktën sipas përllogaritjeve të bëra në fillim të këtijviti. megjithatë anila dendaj, thekson se përllogaritja është e vështirë.
Denaj:Unë nuk mund ta them që do jetë e gjithae synuar brenda sepse duam të bjëmë një ndarje shumë të thellë midis asaj qëvjen nga burime jo të sigurta të ekonomisë dhe ne synojmë atë pjesë tëekonomisë që është e pastër, që puna është vendosur në mënyrë të ndershme dheunë nuk arrij dot ta vlerësoj këtë ndarje mes këtyre dy target grupeve.
Sipas ministres se financave, një ngasynimet e amnistisë është parandalimi i pastrimit të parave.
Denaj:Synojmë që amnistia nëpërmjet rregullavetë qarta të çdo institucioni që është pjesë e zbatimit të tij, përfshirë dheDrejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave të zbatojë ligjet që janë sotnë fuqi, ato të parandalimit të pastrimit të parave të cilat nuk janë të përjashtuarasepse ky ligj është në fuqi.
Denajt theksoi se rezultatet eamnistive në vitet e kaluara kanë qenë minimaliste pasi nuk janë shoqëruar meheqjen e sanksioneve penale.
Denaj:Në çdo përpjekje për amnistinë në vitet ekaluara rezultatet kanë qenë minimaliste sepse nuk janë shoqëruar asnjëherë menjë amnisti penale dhe ky ligj synon dhe amnistinë penale përtej amnistisëfiskale.
Përveç bizneseve në amnisti janëpërfshirë edhe individët të cilët kanë siguruar të ardhura më herët dhe që nuki kanë legalizuar.
Denaj:Ne kemi qenë kategorik në qasjen ndajatyre grupeve të cilat janë të përjashtuara dhe nuk janë fare pjesë e amnistisëdhe janë larguar si pjesë e qasjes së përfitimit të amnistisë që në momentin edraftimit të ligjit.
Sipas ministres thelbi i gjithëamnistisë është që bizneset ta konsiderojnë këtë një vit zero dhe përmessistemit do të synohet dhe gjurmimi për vitet në vazhdim.