Amnistia fiskale, eksperti i ekonomisë: Nuk është momenti i duhur për dy arsye

Qeveria shqiptare kërkon miratimin eamnistisë fiskale e cila sipas tyre do të jetë në ndihmë të ekonomisë sidomos nëkëtë situatë të krijuar nga pandemia.

Amnistia do t'i japë mundësi të gjithasubjekteve informale qëë të bëjnë deklarimin vullnetar të pasurisë së tyre e dotu falen efektet ligjore të fshehjes së tyre.

Por për ekspertin e ekonomisë, ArjanKadareja, ky nuk është momenti i duhur për miratimin e një nisme të tillë përdy arsye.

Në një intervistë për Ora News, aishpjegon se buxheti i shtetit është në defiçit dhe ka nevojë për të ardhura.Por sipas tij, amnistia fiskale në një moment të tillë të vështirë ekompromenton qëllimin e vërtetë të kësaj amnistie.

ArjanKadareja: Sëpari amnistia fiskale është që të adresojë çështjen e informalitetit tëekonomisë pra një pjesë e ekonomisë është informale dhe nuk paguan taksamegjithëse zhvillon aktivitet ekonomik. Kjo sjell probleme për buxhetin eshtetit pasi të ardhurat janë të munguara. Megjithëse ekonomia mund tëfunksionojë mirë, buxheti nuk ka të ardhura. Natyrisht duhet zgjedhur momenti iduhur se kur duhet bërë amnistia fiskale, të përmbushen disa kushte tënevojshme që të ketë sukses.

Nukështë momenti i duhur që duhet realizuar amnistia fiskale për dy arsye. E paradihet që buxheti është në defiçit dhe do të ketë një defiçit të lartë, pra kanevojë të larta për të ardhura. Pra koinçidimi i amnistisë fiskale në njëmoment të vështirë të buxhetit e kompromenton qëllimin e amnistisë fiskale. Edyta është që fakti që Shqipëria ka një informalitet të lartë, e ka pasur prejvitesh. Kjo tregon që sistemi i mbledhjes së taksave, sistemi që nuk ështëefiçent që të bëjë të mundur që evazioni fiskal tja bëjë jetën të vështirë. Jabën shumë të kushtueshme mospagesa e taksave.

Sistemii mbledhjes së taksave nuk ka efiçencën e duhur dhe kjo na komunikohet përmesinofrmalitetit të lartë. Sipas disa studimeve, Shqipëria ka 1 të tretën eekonomisë që punon në informalitet. Mendimi im është që pasi sistemi të arrijënë efiçencën e duhur, atëherë ka vend që të implementohet një amnisti fiskale.Pra u jep mundësi të gjitha subjekteve që punojnë në informalitet tëformalizohen pasi në të kundërt evazioni fiskal në të ardhmen do të jetë shumëi lartë.

 Intervista në studiome gazetarin Leftion Peristeri, përgatiti për online Endi Mullaj