FMN: Rimëkëmbje përmes progresivitetit, rëndesën fiskale ndaj të pasurve e vendosin qeveritë
Hendeku i gjerë mes të pasurve dhe të varfërve mbetet një problem edhe në këtë periudhë pandemie. FMN-ja sugjeron se rishpërndarja e pasurisë dhe drejtësia në shoqëri mund të arrihet nëpërmjet aplikimit të taksave progresive sipas të ardhurave personale.
Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron zbatimin e një sistemitaksimi progresiv dhe reduktim të evazionit fiskal për të bërë të mundur rimëkëmbjenekonomike prej Covidit-19.
Teksa vendet nëpër botë përpiqen të dalin nga kriza epaprecedentë që ka prodhuar karantina disamujore, mbledhja e taksave shihen simënyra kryesore si mund të mbushet hendeku financiar i krijuar nga mbyllja ebizneseve dhe humbja e miliona vendeve të punës.
Në periudhën afat-shkurtër, qeveritë kanë sajuar paketastimuluese për t'u ardhur në ndihmë të dyja palëve, por nga Departamenti i ÇështjeveFiskale në FMN, Viktoria Peri, thotë se njëherazi duhet zgjidhur problemi ipabarazisë fiskale pas pandemisë, e kjo përmes progresivitetit.
"Se ç'rëndesë fiskale do të kenë të pasurit, këtë i takon ta vendosë secila qeveri, por shpesh të pasurit dalin më të fituarit, pasi kanë akses në këshillim dhe në çështje më komplekse financiare, dhe i shfrytëzojnë më shumë boshllëqet e sistemit sesa personat me të ardhura të ulëta. Adresimi i këtyre hapësirave do të kishte më shumë rëndësi sesa reformimi strukturor i nivelit të taksave," thekson Peri në një intervistë në faqen e Kombeve të Bashkuara.
Studimet tregojnë se në vendet e pasura, rreth 10 për qind etë ardhurave tatimore nga korporatat shumëkombëshe humbet për shkak tëevazionit fiskal, e në vendet në zhvillim, këto humbje vlerësohet se janë edhemë të mëdha në përpjesëtim me të ardhurat kombëtare.
Për eksperten e taksimit në FMN, një tjetër opsion që duhetmarrë parasysh nga vendet që e kanë problem mbledhjen e taksave mbi të ardhuratpersonale, është tatimi i pronës.
Edhe në këtë rast ideja e progresivitetit dominon dhe barrasërish bie te shtresat e pasura.
"Ndërkohë që të ardhurat është e lehtë t'i fshehësh, shtëpitë luksoze janë shumë të dukshme. Një prag zero për pronarët e shtëpive më të lira do i lehtësonte këta të fundit," shton ekspertja.
Vetëm Bashkimi Europian këta muaj ka garantuar një paketëfinanciare me vlerë mbi 540 miliardë dollarë për shtetet më të goditura ngapandemia e kovidit të ri.
Sipas parashikimeve të FMN-së, ekonomia e unionit këtë vitdo të bjerë 9,3 për qind dhe pritet të të kthehet në nivelet e vitit të kaluarvetëm në 2022-in.
Një objektiv bazë për rimëkëmbjen ekonomike të Europësmbetet zbatimi i politikave afatgjata më të gjelbra dhe më të sigurta, edhe përgjeneratat e ardhshme.