Ngjela pro amnistisë fiskale: Legalizon evazionin fiskal të kompanive, jo hajdutëve të xhepave

Avokati, Spartak Ngjela, thotë se ekonomia shqiptare nuk ështënë krizë. Këtë ai e lidh me faktin e qëndrueshmërisë së lekut. Kriza sipas tijmund të jetë ndjerë vetëm në konsum por nuk ka të dhëna.

Ngjela: Nuk shoh krizë të madhe, monedha dy pikë ka lëvizur. Borxhi është i lartë por nuk ka inflacion, shoh monedhën unë jo borxhin. Nuk ka krizë financiare, kriza mund të jetë në konsum. Konsumi nuk e di sa ka rënë, nuk e japin. Duke e ditur mund të bëjmë një llogaritje se çfarë do të ndodhë me shtetin, jo individin. Por me aq sa kam dijeni nuk ka shenjë krize. Borxhi është një gjë normale, shtetet me defiçit buxheti dalin nga kriza. Rënia e konsumit rrëzon të ardhurën e shtetit.

Ngjela mbështet nismën e qeverisë për aministi fiskale, dukedeklaruar se kjo do të legalizojë evazionin fiskal të kompanive dhe jo të hajdutëvetë xhepave.

Ngjela: Jam pro amnistisë fiskale. Shqipëria ka evazion fiskal shumë të madh. Kliko te CIA, GDP e Shqipërisë është 13 miliard euro formalja dhe 28 miliard euro informalja. Të gjitha kompanitë punojnë me dy bilance, nuk paguajnë tarifën shtetërore. Ky evazion fiskal është i kompanive dhe jo hajdutëve të xhepave. Ky evazion fiskal paratë i ka në bankat perëndimore. Një shtet i zgjuar thotë paguaj taksa 10% dhe unë ti legalizoj.

Për Rtv Ora, Ngjela thotë se  në vend ka korrupsion të madh shtetëror dhekrijimi i organeve të reja të drejtësisë do të çojë pas hekurave katëkryeministra.

Ngjela: Janë katër kryeministra që duhet të ikin në burg që nga Berisha e deri te Rama. Korrupsioni i lartë shtetëror vjen si pasojë e mungesës së kontrollit shtëror. Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhet. Nuk më duhet si dhe qysh i kanë marrë paratë, di që i kanë marrë dhe në offshore ua kanë gjetur shërbimet. Nuk mund t'jua marrin nga bankat se nuk ka sistem dhe pushtet gjyqësor.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana