Ulet tatimi mbi fitimin, për subjektet me TVSH, taksa pas xhiros 8 milionë lekë

Subjektet me TVSH do të paguajnë tatim mbi fitimin vetëm në rast se kalojnëmbi 8 milionë lekë xhiro, ndërsa shkalla tatimore do të ndryshojë në 0 tatim përtë ardhura deri në 14 milionë lekë. Vendimi është miratuar në mbledhjen eqeverisë ndërsa do të kërkohet dhe votimi në parlament.

Në kulmin e diskutimeve për ndryshimin e kodit zgjedhordhe vendosjen e datës së zgjedhjeve parlamentare, qeveria ka vendosur tëndryshojë sistemin e taksave për bizneset.

Në projektligjin që do të depozitohet për votim nëparlament saktësohet se tatimit të fitimit nuk do t’i nënshtrohen më vetëm personatjuridikë dhe ortakëritë të regjistruara me TVSH, por do të jetë i vlefshëm përrastet kur xhiro vjetore e tyre shkon mbi 8 milionë lekë në vit.

Po ashtu një ndryshim i rëndësishëm është bërë dhe mbishkallën tatimore.

Në ligjin aktual saktësohet se tatimi mbi fitimin është15 përqind, ndërsa në rastin e zhvillimit të softuerëve, zbret në 5 për qind.

Tashmë qeveria propozon ndryshimin e plotë të skemës, kutatimpaguesit me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit do të kenë 0 tatimfitim.

Mbi këtë nivel taksa shkon në 15 për qind

Më herët përfaqësues të mazhorancës kanë deklaruar senisma vjen për të ndihmuar bizneset nga kriza financiare që shkaktoikoronavirusi, dhe se nisma do të zgjasë 1 vit. Lehtësirat vijnë në një kohë kurvendi është përfshirë në krizë ekonomike për shkak të pandemisë, por dhe kur kanisur zbatimi i fiskalizimit të gjithë bizneseve, përmes deklarimeve dhekontrolleve online.