Gjysmë miliardë lekë: Bashkia Tiranë 11 shtesa kontratash, 301 mln i merr Fusha
Për investime në infrastrukturëBashkia e Tiranës ka prokuruar miliarda lekë, të paktën në dy vitet e fundit,kontrata të cilat thuajse në gjysmën e rasteve janë zhvilluar pa garë.
Por përveç kësaj një shumë prej 519.8milionë lekësh u është shtuar kompanive që janë shpallur fituese të kontratësfillestare.
Dhe sipas të dhënave të APP, prejvitit 2018 e deri në qershor të 2020-s bashkia e kryeqytetit ka miratuar 11shtesa kontratash.
Kompania Fusha përmes negociimit kafituar më shumë se gjysmën e totalit të tyre.
Vetëm përmes dy shtesa kontratash,operatori ekonomik në fjalë ka marrë një fond prej rreth 301 milionë lekësh.
Bëhet fjalë për Rikualifikimin Urbantë Sheshit Skënderbej, faza e parë dhe e dytë.
Kontratës fillestare për fazën e parëi është shtuar një fond prej 105.5 milionë lekësh, ndërsa për fazën e dytëvlera kap shifrat e 195.6 milionë lekëve.
Megjithatë shtesa më e fundit e njëkontrate , rezulton të jetë ajo e dhënë në qershor të këtij viti me një vlerëprej 12.6 milionë lekësh.
Përmes negociimit, kjo kontratë iështë dhënë bashkimit të operatorëve ekonomikë RSM Company dhe Egland Shpk.